Mustafa quan koalicionin LDK-AKR-Alternativa koalicionin e shpresës, nga njerëz me duar të pastra

31.05.2017 18:59:44

Lidhja Demokratike e Kosovës së bashku me koalicionin parazgjedhor mbajtën hapen fushatën zgjedhore me simpatizant të tyre në Obiliq.

Kandidati për kryeministër i nominuar nga LDK, Avdullah Hoti, koalicionin parazgjedhor të lidhur mes LDK dhe partive tjera, e ka quajtur koalicion i shpresës.

“Ne koalicion i shpresës jemi bërë bashkë si njerëz me duar të pastra, për të ndryshuar këtë gjendje. Kemi përgatitur një kontratë për ta lidhë me elektoratin tonë. Jam i vetëdijshëm për fitoren tonë. Programi ynë është i thjesht për zhvillim ekonomik, të ardhura punësim dhe jetë të dinjitetshme. Buxheti për bujqësi do të trefishohet. Për grat lehona do të ketë një vit me pagesë. Në programin tonë do të luftohet krimi dhe korrupsioni me rend dhe ligj. Do të marrim vendim edhe për demarkacionin, për t’iu hapur të rinjve dyert në BE. Për ta realizuar këtë program na duhet mbështetja e juaj për të bërë kthesën dhe ndryshimin e madh”, tha Hoti.

Kurse kryetari i LDK-së, Isa Mustafa tha se vendit i duhet një qeveri që zgjidh problemet e banorëve të Obiliqit. Ai po ashtu kandidatin e LDK-së për kryeministër e ka quajtur të qëlluar dhe kërkoi votat për të.

“Ne kemi përvoja të mira me Obiliqin dhe nëse këtë frymë e bartim në tërë vendin, ne do të kemi fitore më 11 qershor dhe kjo do të jetë fitore e krejt Kosovës. Na duhet qeveri për zgjidhjen e problemit të banorëve të Obiliqit. Po ashtu me qeverinë tonë të re, do të bëjmë zgjidhje për ndërtimin e kapaciteteve energjetike. Andaj, kandidati ynë e meriton të jetë kryeministër dhe ju ftoj të përkrahim listën tone me kandidatë dhe Hotin”, tha Mustafa.

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli tha se bindshëm do ta mbështesin Abdulla Hotin për kryeministër, sepse sipas tij është njeri punës dhe veprës.

“Ky koalicion duhet ta udhëheq qeverinë e re. Ne jemi koalicion i punës. Ju garantoj rritje ekonomike mbi 8 përqind dhe 70 deri 80 mijë vende të reja të punës. Ta bëjmë Kosovën vend të dashur për të gjithë dhe rininë e saj”, tha ai.

Kryetari LD-së, Sylejman Çerkezi tha se Obilqi ka ajr të ndotur, por shpirt të fuqishëm, andaj kërkoi angazhim të madh për të dalë fitues ky koalicion, raporton KosovaPress