“Fitorja filloi në tubimin e Podujevës që është kampione dhe simbol i fitoreve”, tha Mustafa

31.05.2017 18:35:49

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka theksuar se fitorja e koalicionit me partnerët tjerë, AKR dhe Alternativa ka filluar këtë të mërkurë në qytetin e Podujevës.

Mustafa, Podujevën e quan kampione dhe simbol të fitoreve.

“Podujeva është dëshmitare e qeverisjes së mirë të LDK-së në dy nivelet dhe diskriminimit që i është bërë nga dy qeveritë paraprake të kryesuara nga PDK-ja”.

“LDK-ja dhe partnerët e saj ofrojnë qeverisje të drejtë, të ndershme, me dije, me projekte konkrete, me vizion e pastërti, për të gjithë qytetarët dhe komunat e Kosovës”, ka thënë Mustafa pas manifestimit të hapjes zyrtare të fushatës që u mbajt në Podujevë.

“Fitorja filloi në tubimin e Podujevës që është kampione dhe simbol i fitoreve”, ka shkruar ai në Facebook.

18835904_1350640608335506_6062968877065290076_n18813932_1350640538335513_7735403026469743982_n18893094_1350640521668848_3220447392929142504_n18813600_1350640451668855_1546292269116575263_n18740761_1350640421668858_6519919841448916537_n18814087_1350640345002199_4631926587623736390_n18813452_1350640321668868_192647688579463090_n18767573_1350640298335537_1976090889645453595_n18767692_1350640278335539_7850201746802532053_nmustafaaa