Shqipëri: Një polic i vdekur, tre të plagosur

31.05.2017 18:32:23

Policia e Korçës bën me dije se mjeti tip “Mitsubishi” me targa Policia 0305, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë punonjësi i Policisë Lorent Duli 27 vjeç, si dhe janë plagosur tre punonjës të tjerë shërbimi të cilët janë duke marrë mjekim në Spitalin e Bilishtit.

Punonjësit e policisë në momentin kur ka ndodhur ngjarja,  kishin përfunduar së kryeri kontroll territori mbi  parandalimin e kultivimit të lëndëve narkotike, në zonat e Devollit të Sipërm dhe po ktheheshin nga shërbimi.

Shkaku paraprak i aksidentit dyshohet të ketë qenë humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit, punonjësit i cili humbi jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.