Mustafa: Shpend Ahmeti e shpëtoi Qeverinë, sot Kushtetuesja e shpëtoi atë

04.02.2019 21:59:18

I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se Gjykata Kushtetuese ka shkelur të gjitha afatet ligjore për të vendosur për kërkesën e Arban Abrashit dhe në fund ka vendosur në interes të pushtetit.

Sipas tij, Gjykata Kushtetuese e ka shpëtuar Shpend Ahmetin, pasi që ky i fundit e ka shpëtuar Qeverinë gjatë ditës së shtunë, përcjell lajmi.net.

“Të shtunën, Shpend Ahmeti e shpëtoi Qeverinë, të hënën Gjykata Kushtetuese e shpëtoi Shpend Ametin”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Postimi i plotë:

Të shtunën, Shpend Ahmeti e shpëtoi Qeverinë, të hënën Gjykata Kushtetuese e shpëtoi Shpend Ametin. E mira kthehet me të mire! Gjykata Kushtetuese shkeli të gjitha afatet ligjore për të vendosur për kërkesën e Arban Abrashit. Në fund vendosi në interes të pushtetit.

Vendimi i sotëm i kësaj gjykate, më kujtoi një rast të viteve nëntëdhjeta të një mikut tim, profesor nga Tirana. Kishte shkuar në gjykim për të kërkuar lirimin e shtëpisë së tij, që ia kishte uzurpuar një palë. Kur gjykata vendosi në llogari të palës uzurpuese, profesori mbeti ulur në gjykatë, i habitur. Gjykatësi kërkoi të largohet, pasi kishte përfunduar gjykimi. Profesori e pyeti, po si u bë prona ime pronë e tij?! Gjykatësi iu përgjigj, kësaj radhe ky e bëri punën, bëre ti punën radhën tjetër!

Një shtet që e humb besimin në Gjykatën Kushtetuese nuk i ka punët mirë! As shteti e as Gjykata