Mustafa shpreson qe me votën e qytetarëve të zgjedhën më të mirët

22.10.2017 10:32:50

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka votuar në shkollën ‘Hasan Prishtina’ në kryeqytet.

Ish-kryeministri Mustafa, pas votimit në një deklaratë për media ka thënë se kjo është një ditë ku qytetarët zgjedhin udhëheqësit komunal.

Ai ka uruar që nga vota e qytetarëve të zgjedhen më të mirët.

“Është një ditë ku qytetarët vendosin për udhëheqjen komunale, shpresoj që qytetarët të zgjedhin më të mirët”, ka thënë Mustafa.

Ai ka uruar që të ketë një proces të qetë dhe demokratikë.