Mustafa-Thaçit: President ta pranojmë për krejt (Video)

16.02.2017 13:19:57

Tashmë nuk është sekret se presidenti Thaçi dhe kryeministri Mustafa kanë raporte të mira.

Sa herë qe shihen bashkë në publik ata duket se ia kalojnë mirë në shoqërinë e njëri tjetrit. Marrëdhëniet e mira mes Thaçit dhe Mustafës kanë filluar prej nënshkrimit të koalicionit për bashkëqeverisje PDK- LDK. Koalicion ky i arritur në fund të vitit 2014 transmeton ‘Indeksonline’.

Edhe sot dy zyrtarët e lartë shtetëror janë parë në disponim të mirë. Gjatë vënies se gurëthmelit të pikë kalimit të përbashkët në Merdare mes Kosovës dhe Serbisë, kryeministri Mustafa i thotë presidentit Thaçi një fjali interesante. ‘President na ta pranojnë për krejt’, dëgjohet duke i thënë Mustafa Thaçit. E kjo fjali e shefit të ekzekutivit i bëri të qeshë të pranishmit. Për më shumë ndiqeni videon në vazhdim.