Gjendet një fotografi tek vendi ku po gërmohet në Mitrovicë

16.02.2017 12:43:48

Në orët e paradites së ditës së sotme kanë filluar gërmimet tek ura e Ibrit në Mitrovicë ku po dyshohet për varrezë masive.

Të pranishëm në atë pjesë janë parë forca të KFOR-it dhe qytetarë të Mitrovicës, si dhe të pranishëm janë edhe një ekip nga Prishtina.

Ndërkohë, Telegrafi raporton se në vendin ku po bëhen gërmimet është gjetur një fotografi.

Megjithatë, deri më tani, askush nuk ka mundur të tregojë se për çfarë bëhet fjalë.