Mustafa uron Vjosa Osmanin për postin e Kryeparlamentares

03.02.2020 20:12:28

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka përshëndetur zgjedhjen e Vjosa Osmanit në krye të Kuvendit.

Ai ka thënë se zgjedhja e Vjosa Osmanit në krye të Kuvendit të Kosovës,  ka nxjerr në pah ngrohtësinë dhe disponimin e deputetëve të koalicionit qeverisës për të përmbushur me besim dhe përkushtim marrëveshjen e koalicionit.

“Kuvendi i Republikës së Kosovës zgjodhi Kryetare, znj. Vjosa Osmani, deputete e LDK-së, e cila ishte kandidatja e jonë për kryeministre.
Zgjedhja e Vjosës nxori në pah ngrohtësinë dhe disponimin e deputetëve të koalicionit qeverisës për të përmbushur me besim dhe përkushtim marrëveshjen e koalicionit. Urime!”, ka shkruar Mustafa.

Osmani është propozuar për kryetare të Kuvendit nga Lëvizja Vetëvendosje, pasi kryetari i deritashëm Glauk Konjufca, sot ka dhënë dorëheqje nga ky psot, pasi është zgjedhur ministër i Punëve të Jashtme në Qeverinë Kurti.

Pro Osmanit kanë votuar 65 deputetë.