Mustafa:Komuna veriore ta respektoj ligjin

18.01.2017 11:19:44

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës i ka bërë thirrje komunës veriore që të respektojë ligjin, “komuna veriore duhet të veprojë në harmoni me ligjin, në të kundërtën institucionet e vendit do të kryejnë obligimet që kanë”.

Ai po ashtu u ka bërë thirrje serbëve që të kthehen në institucione. “Jemi të përkushtuar që t’i zbatojmë marrëveshjet, edhe atë të Asociacionit, por me serbët. I ftoj ministrat serb që të kthehen në Qeveri por ata ministra të respketojnë ligjin dhe Kushtetutën e Kosovës”.

Ai në mbledhjen e sotme të kabinetit qeveritar u ka bërë thirrje autoriteteve lokale në Mitrovicën Veriore që të zbatojnë ligjet e Kushtetutës së Kosovës për murin e ndërtuar pa leje.

Sipas Mustafës, muri i ngritur në mes të qytetit të Mitrovicës nuk është as e tashmja dhe as e ardhmja e qytetarëve të Kosovës.

Kryeministri ndër të tjerash ka siguruar qytetarët e Kosovës se provokimet e shtetit serb siç ishte rasti me trenin ilegal, do të gjejnë gatishmërinë dhe vendosmërinë e qeverisë së Kosovës për te zbatuar ligjshmërinë në vend, në koordinim me Bashkësinë Ndërkombëtare.

Tha se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për të implementuar marrëveshjet nga dialogu dhe marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe.

“Ne do të fillojmë me implementimin e saj në harmoni me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por me pjesëmarrje të serbëve dhe të komuniteteve tjera në ketë proces”, tha Mustafa.

Mustafa ka folur edhe për liderin e AAK-së i cili po vazhdon të qëndrojë në Francë pas lirimit me kusht. Ai tha se Haradinaj nuk do të ekstradohet në Serbi por do të kthehet në Kosovë.