Zjarrfikësit para kolapsit

18.01.2017 11:22:26

Zjarrfikësit në Kosovë, të cilat  janë në shërbim të qytetarëve 24 orë, po ballafaqohen me sfida të mëdha, përfshirë këtu mungesën e kuadrit, mjetet teknike por problem në vete vazhdon të mbetet moszgjidhja e statusit të zjarrfikësave.

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Latif Zeka, dhe  Abdulsamet  Shkodra nga Sindikata e Zjarrfikësve, të cilët ishin të ftuar në programin e mëngjesit në RTK, folën për vështirësit më të cilat po përballën zjarrfikësit, duke vënë në theks të veçantë moszgjidhjen e statusit të zjarrfikësve, por edhe mungesën e kuadrit dhe paisjeve teknike, pasi që një numër i tyre tashmë janë pensionuar.

“Ende nuk është zgjidhur statusi i zjarrfikësve, por shpresojmë se këtë vit do të rregullohet kjo çështje”, tha Latif Zeka nga Brigada e Zjarrëfikësve, duke shtuar se në 24 orët e fundit ka pasur dy intervenime një në Milloshevë dhe një tjetër në Prishtinë.

Sipas tij, vitin që lam pas janë bërë 1581 intervenime dhe se nga gjitha këto intervenime nuk ka pasur asnjë ankesë nga qytetarët, gjë që siç tha ai, “kjo do të thotë se qytetarët janë të kënaqur me intervenimet profesionale që bëhen”.

Në anën tjetër, Abdulsamet  Shkodra nga Sindikata e Zjarrfikësve tha se “zjarrfisëkit nuk e kanë pasur tretmanin e duhur nga instiutucionet e Kosovës”.

Sipas tij, qysh në vitin 2011 është bërë ligji për zjarrfikësit, por që i njëjti ka krijuar konfuzion dhe paqartësi se kush menaxhon me zjarrfikësit.

“Zjarrfikësit kanë mbetur pa linjë buxhetore, ndërkaq disa kamion kanë mbetur pa polisë të sigurimit. Kjo vështirëson punën tonë dhe mund të them se po shkojmë drejtë kolapsit. Mosdefinimi i statusit të zjarrfikësve mohon të drejtën tonë edhe që orët shtesë, orët gjatë ndërrimit të natës, festat, vikendet mos të paguhen” , tha ai duke përmendur këtu se puna që bëjnë bartë me vete rreziqe të mëdha.

Shkodra vuri në pah edhe një problematik tjetër, si mungesën e uniformave, derisa tha se paisjet teknike nuk testohen, gjë që është një problem tjetër.

Ai apeloi tek institucionet vendore që të kenë vullnet dhe brenda këtij viti të zgjidhet statusi i zjarrfikësve.