Myftinia në krye me Qani Efendi Nesimin ka shprëndarë ndihma dhe mjete për pastrim

14.08.2016 19:01:53

Edhe sot kanë aritur ndihma të ndryshme për zonat e vërshuara nga Bashkësia Fetare Islame. Ushqim, veshmbathje dhe mjete për pastrim, ka dërguar sot Myftinia e Tetovës në Hasanbeg për banorët të cilët në këto momente kanë nevojë për to. Myftinia në krye me Qani Efendi Nesimin këto mjete i ka mbledhur nga xhemati, i cili ndjen nga afër dhimbjet e vëllezërve të cilët u prekën nga kjo fatkeqësi.

”Jemi këtu për të kryer një obligim tonin si pjesë e kësaj shoqërie nga Тetova, nga Мyftinia e Тetovës me disa donacione të xhematit tonë të Тetovës, për të kryer obligimin tonë ndaj vëllezërve tanë ndaj familjarëve, të cilët e kanë përjetuar këtë fatkeqësi”, ka deklaruar me këtë rast, Qani Nesimi, Myfti i Tetovës.

Nga Organizata Humanitare Hilal, kanë thënë se që nga dita e parë qëndrojnë në gatishmëri për të ndihmuar këta banorë, të cilët duhet të fillojnë gjithçka nga zero.

”Kuptohet që deri më tani gati se çdo ditë kemi qenë pjesë e kësaj zone për të ndarë ndihma. Falë donatorëve të ndryshëm, mbështetjes së fuqishme posaçërisht nga ana e vetë myftinive ku neve çdo ditë me nga një Myftini të BFI vijmë këtu dhe ndajmë donacione të ndryshme të dhuruara”, ka thënë Mustafa Dauti nga organizata humanitare Hilal.

Përfaqësuesit e Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë njoftojnë se do të vazhdojnë që ndihmat e xhematit ti kanalizojnë në zonat e prekura nga vërshimet.