Burri rrëzohet nga shkëmbi tek Liqeni i Bovillës, dëshmitarët: Po jep shpirt, s’po e nxjerrin dot

14.08.2016 18:57:54

Një person është rrëzuar nga shkëmbi para pak minutash. Përplasja e rëndë ka ndodhur në Liqenin e Bovillës. Ai mendohet të jetë rreth moshës 33-vjeçare.

Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca dhe policia, por për shkak të terrenit të vështirë, siç duket në video është e pamundur të nxirret.

Mësohet se personi ka marrë dëmtime të rënda në qafë dhe nofull.

Sipas raportuesve, ka nevojë emergjente për helikopter, pasi nuk po bëhet e mundur nxjerrja e tij. “Ka ra ne grop. Eshte policia dhe doktoret por spo bejne dot gje.  Kerkojme ndihme per helikoper, po jep shpirt”.

Vijon…