Myslimanët e filluan haxhillëkun në Arabinë Saudite

10.09.2016 22:08:50

Kanë filluar sot pelegrinazhin vjetor të haxhillëkut afro 1.5 milion myslimanë në Arabinë Saudite.

Raportohet se me këtë rast janë ndrmarrë masa të rrepta sigurie.

Pelegrinët kanë filluar të lëvizin prej qytetit të shenjtë Meka për në Mina, afro 5 kilometra në lindje të Mekës, duke shkuar gjurmëve të Profetit Muhamet, i cili e ka kryer këtë ritual para afro 1,400 vjetëve.

 

Nesër me lindjen e Deillit, ata do të nisen për në Malin Arafat, afro 20 kilometra në lindje të Mekës, me ç’rast arrihet kulmi i ritualit të Haxhit.

Autoritetet e Arabisë Saudite i kanë shtuar masat e sigurisë gjatë haxhillëkut, në mënyrë që të mos përsëritet rrëmuja e vitit të kaluar, kur u vranë qindra pelegrinë.