NAIM IBRAHIMI FIGURË EMBLEMATIKE E SHKOLLES SHQIPE TË KUMANOVËS !

31.08.2018 11:09:52

Nga: Ahmet Asani

Për ta ndriçuar të vërtetën historike te mbylljes se shkollave shqipe te Kumanovës, te demostrates se 29.08.1988, te akterëve te asaj kohe, qe te dihet se kush ishte i organizuar ne anen e pushtetit, e kush ne anen e popullit, duhet te kthehemi ne vitet 1981 e 1960! Fllimisht duhet te dal ne shesh e verteta mbi burgosjen e dy figurave emblematike te arsimit shqip të Kumanovës! Duhet te dal ne shesh e verteta mbi burgosjen e profesor Naim Ibrahimit i cili sot vuan pasojat fizike të burgut dhe ato psiqike qe i kanë shkaktuar njerëzit qe e kane spiunuar! Dhe, duhet te dal ne shesh e vërteta e mesuesit patriot Mumin Kastrati nga fshati Hogosht i Kamenices, i cili ne v.1960 u denua me burg te rende si mesues në komunen e Likovës!
Poashtu kohe e fundit eshte qe te reflektojne e te flasin vet, gjithe ata profesor shqiptarë qe pranuan ne vend te gjuhes shpipe nxenesve shqiptarë t’ju ligjerojne ne maqedonisht!?
Eshte kohe e fundit te dihet e verteta per gjithe veglat e pushtetit qe me datë 29.08.1988 ishin brenda ne sallen e nderteses se Komitetit e nuk u denuan, kurse nxënësit, prinderit e disa mesimedhenes jo qe u denuan por u rrahen e u malltretuan per vdekje, e askush nga keta komunistë te komitetit nuk shkoi ti mbronte?!
Eshte kohe e fundit te mesohet e verteta sepse me genjeshtra nuk mund te ecet perpara, zaten genjeshtra eshte ajo e cila nuk po i le shqiptaret te ecin perpara! Mesuesi Mumin Kastrati nuk eshte me ne mesin e te gjalleve, por vepra e tije eshte e gjalle! Profesori patriot Naim Ibrahimi eshte gjalle, nuk duhet pritur derisa ai te shkoj ne amshim pa u zbuluar e verteta! Kush jane ata qe e spiunuan dhe pse e bene kete gje te shemtuar ndaj profesor Naimit?! Pse po tentohet qe njerezit qe e spiunuan profesorin patriot Naim Ibrahimi, te ngriten ne shkallen e Heronjeve te Kombit?!
E verteta nuk mund te fshihet as duke u falur ne xhami, as duke u futur neper degë e rrema te partive, e as duke bere Levizje te reja ne baza te mentalitetit te vjeter monist!

Fotografia e Ahmet Asani