NASIM HARADINAJ: LIGJI MOS TË PËRDORET PËR POENË POLITIKË

NASIM HARADINAJ: LIGJI MOS TË PËRDORET PËR POENË POLITIKË

03.01.2017 23:56:05

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVLUÇK), Nasim Haradinaj, ka bërë thirrje që Ligji për veteranët mos të përdoret për poenë politikë.

Ai ka thënë për gazetën “Epoka e re” se ky ligj nuk është i mirë dhe nuk i plotëson kushtet e veteranëve.

Sipas Haradinajt, OVLUÇK-ja nuk ka mundur të bëjë ndryshime në këtë ligj, e për miratimin e tij, i ka fajësuar deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Ai ka thënë se “molla e sherrit” është duke u tentuar t’i gjuhet OVLUK’së.

Kurse sa iu përket reagimeve për kategorizimet e veteranëve. Nasim Haradinaj ka thënë se kategorizime të tilla ka pasur edhe në ligjin e kaluar.