Shqipëri/ Ndarja nga jeta e Luan Hajdaragës, PD mesazh ngushëllimi

31.07.2018 11:13:14

Partia Demokratike shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-ministrit, Luan Hajdaraga. Në një njoftim shpërndarë për mediat, PD e cilëson Hajdaragën “protagonist i zhvillimeve të së majtës shqiptare gjatë 28 viteve të fundit”.

Po ashtu, për të djathtën, “Hajdaraga ishte një kontribues i jetës politike pluraliste në Shqipëri dhe luajti një rol të rëndësishëm në formësimin e një të majte shqiptare, që mbështeste alternativën euroatlantiste”. Ai ka kontribuuar edhe në mormalizimin e jetëso politike në vend në kohë të vështira, thuhet në deklaratën e PD-së.

“Si nënkryetar i PS dhe më pas si Ministër i Mbrojtjes apo zëvendësministër i jashtëm, Profesori i njohur i psikologjisë dha kontribut në normalizimin e jetës politike në vend, në zbatimin e një diplomacie pa ndikime partiake dhe mori pjesë aktive në aksionin mbarëkombëtar për zgjidhjen e krizës së të shpërngulurve shqiptarë të Kosovës”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit. Me ndarjen e tij nga jeta, “Partia Demokratike humbi një kundërshtar të denjë politik”.