Edhe 11 të shëruar në Ferizaj

30.04.2020 20:34:52

Qyteti i Ferizajt është komuna me më së shumti të prekur me koronavirus.

Nga 799 të infektuar me koronavirus sa janë në tërë Kosovën, 98 prej tyre janë vetëm nga qyteti i Ferizajt.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka bërë të ditur se sot janë shëruar edhe 11 persona, kështu duke e çuar në 14 numrin e të shëruarve në këtë komunë, shkruan lajmi.net.

Aliu ka thënë se ky është një super-lajm dhe se pret që shumë shpejtë të shërohen edhe dhjetëra ferizajas.

Postimi i plotë i Aliut, pa ndërhyrje:

🟢Fundjava me superlajm

11 të shëruar që çon në 14 numrin e ferizajasve që e mposhtën virusin COVID-19 e zero raste të reja për ditë me radhë🙏🏻

Edhe pak ditë presim shërimin edhe të dhjetëra ferizajasve të infektuar e deri atëherë qëndroni në shtëpi.

Shërim të shpejt të gjithë të infektuarve!