Rexhep Selimi e Albulena Haxhiu përplasen me Imer Mushkolajn për Hashim Thaçin

30.04.2020 20:59:56

Zyrtarët e Vetëvendosjes Rexhep Selimi dhe Albulena Haxhiu janë përplasur me analistin Imer Mushkolaj kur moderatori “Debat Plus” në RTV Dukagjini e ka lëshuar një deklaratë të Presidentit Thaçi.

Deputeti Rexhep Selimi ka thënë se e ka të vështirë të komentojë një “nivel të tillë komunikimi çfarë ka bërë mbrëmë Thaçi”.

“Duket që ai njeri [Thaçi] kishte edhe vështirësi komunikimi me media…Ai nuk e kishte operacionin në fyt apo gojë. Aty çalonte…Edhe pse tha që ka shkuar për qejf në Shqipëri, pas kthimit nga Shqipëria nuk më është dukur fort në qejf Presidenti”, ka thënë Selimi, përcjell Telegrafi.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Mushkolajt i cili i ka thënë Selimit se “nuk je i ftuar këtu për të bërë profilin psikologjik të Presidentit…Mos bëni profil psikologjik nëse ju dridh apo jo zëri presidentit. Nuk jemi mjek këtu. Merru me deklaratat e Thaçit për shkak të pozitës që ka. Me akuzat që i bëri për Vetëvendosjen”.

Nga ana tjetër ka ardhur edhe reagimi i Albulena Haxhiut e cila i është drejtuar Mushkolajt me fjalët: “Nuk ke nevojë të bërtasësh pasi dëgjojmë mirë edhe Rexha edhe unë”.

Mushkolaj i është kundërpërgjigjur ministres duke i thënë: “Ti nuk ke të drejt të akuzosh pasi njihesh si person që bërtet në seanca të Kuvendit”.