MB fushatë në ndihmë të fëmijëve në nevojë

13.12.2016 19:48:09

Për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve me nevoja të veçanta shëndetësore të punonjësve të Policisë së Shtetit, Ministria e Brendshme lançoi sot fushatën “Ti je heroi im”.

I pranishëm në këtë aktivitet, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri tha se janë mbi 200 fëmijë të punonjësve të Policisë, të cilët kanë nevojë për ndihmë të veçantë.

“Duhet të tregojmë solidaritetin njerëzor të njëri–tjetrit, të punonjësve të Policisë me njëri-tjetrin, të punonjësve të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të gjithë atyre që ndjejnë se në këto ditë puna më e mirë që mund të bëjmë është të gjendemi pranë njëri-tjetrit dhe të ndihmojmë në ditë të vështira”, u shpreh Ministri Saimir Tahiri.