“Nata e Zjarreve” në Prekaz, të gjithë në nderim të familjes Jashari

07.03.2018 18:14:26

Në Prekaz të Skenderajt ka filluar manifestimi “Nata e Zjarreve”.

Dhjetëra djem të veshur me uniforma të UÇK-së kanë bartur në dorë flakadanët që simbolizojnë fillimin e “Natës së Zjarreve”

Ata pas ndezjes së flakadanëve kanë nderuar të rënët e Jasharajve në Prekaz dhe tek kulla e komandantit legjendar Adem Jashari.

Ky manifestim është i treti me radhë dhe i fundit për nder të “Epopesë së UÇK-së” që fillon më 5 mars, pikërisht ditën kur më 5 mars 1998 ka filluar beteja mes Jasharëve dhe policisë dhe ushtrisë serbe