Demokratët mohuan çdo lidhje mes tyre dhe rusëve, ndërsa akuzuan Kryeministrin Rama si sponsorizues të investigimit që hedh këto hije dyshimi.
Gent Strazimiri, deputet i PD: Është një lloj portali, si Zëri i Popullit, që është paguar me shumë para në shumë të mëdha, për t’u thënë shqiptarëve që forca politike që është anti-Tavarish, antiruse qenka financuar nga Rusia. Provokojnë në këtë mënyrë institucionet, m’u në tempullin e demokracisë që është Kuvendi. Shokët e Traktatit të Varshavës përdorin paratë e drogës, e ke nga OSBE dhe Guardia di Finanza për të blerë dhe sajuar këto raste.
Ulsi Manja, deputet i PS: Partia që lindi si shpresë e madhe e lirisë për qytetarët, po na del parti ruse në një vend anëtar të NATO-s.
Dhurata Çupi, deputete e PD: Ju jeni trashëgimtarë të Stalinit, jo PD.
Partia Demokratike reagoi edhe përmes një deklarate zyrtare, ku e cilëson akuzën një shpifje dhe thekson se nuk ka patur e nuk ka asnjë lidhje direkte, apo indirekte, me individë apo kompani ruse.