NATO në mobilizim urgjent

07.11.2016 22:01:24

Më shumë se 300.000 trupa të NATO-s janë vënë në gatishmëri të lartë në kohën e tensioneve në rritje në mes të Rusisë dhe vendeve baltike, që është mobilizimi më i madh i NATO-s që nga koha e Luftës së Ftohtë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se shpreson që në këtë mënyrë do të mundësohet përgatitja e mijëra ushtarëve për t’u përgjigjur në mënyrë më efikase në rast të një situate lufte, raporton Independent.

Në tetor, NATO-ja kishte bërë të ditur se është duke mobilizimin e 4000 trupa shtesë, për t’i dërguar në shtetet baltike pranë kufirit me Rusinë, transmeton KosovaPress.

Në një anketë që është bërë me qytetarët polakë, del se më shumë se 70 për qind e polakëve besojnë se ushtria e tyre duhet të mbështes Lituaninë, Letoninë dhe Estoninë, nëse një nga këto vende sulmohet nga Rusia.

Ky solidaritet i madh u rrit, si duket, për shkak të politikës së Rusisë, pas aneksimit të Krimesë dhe konflikteve separatiste në Ukrainë, të filluara në mars 2015.

Megjithatë, vetëm 30 për qind e polakëve të rritur dëshirojnë përfshirjen në një forcave të armatosura, paramilitare apo të brendshme në rast të një sulmi.

Por, çdo i katërti polakë do të sakrifikonte shtëpinë tij ose një shumë të madhe parash, por vetëm tre për qind do të rrezikonin jetën apo shëndetin e të dashurve të tyre.

Polonia dhe të tre vendet baltike i përkasin NATO-s dhe sulmi në njërën prej tyre, automatikisht konsiderohet si një sulm ndaj tërë Aleancës.