Ndahet nga jeta papritur shoferi i Urgjencës paraspitalore të Tiranës

29.06.2020 17:17:47

Ndahet nga jeta punonjësi i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Artur Ndreu.

Ndreu ka gjetur vdekjen pasditen e së dielës, pak pasi kishte dalë nga shtëpia. Shoferi i një prej makinave të Urgjencës dyshohet se ishte infektuar edhe me COVID-19, edhe pse autoritet nuk e  kanë konfirmuar një gjë të tillë.

Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore ka reaguar përmes një postimi në facebook, duke njoftuar vdekjen e Arturit, por pa dhënë detaje.

QKUM shkruan se Arturi ishte dhënës i ndihmes se pare, shofer ambulance dhe njeri i dedikuar ne sherbimin e urgjences paraspitalore te Tiranes, ndërsa e quan vdekjen të papritur.

“QKUM shpreh ngushellime familjes dhe te afermeve.
Artur Ndreu, i palodhur dhe kudo ndodhur! Arturi dhenes i ndihmes se pare, shofer ambulance dhe njeri i dedikuar ne sherbimin e urgjences paraspitalore te Tiranes. Fatkeqesisht u nda nga jeta ne menyre te pa pritur. Do ti mungosh familjes, pacienteve, kolegeve, urgjences, miqve dhe shokve. Lamtumire Artur, te qofte dheu i lehte!”, shkruan QKUM.