Pas rasteve të shumta, komuna e Prishtinës ka një apel për qytetarët

29.06.2020 16:53:31

Edhe 444 raste aktive me koronavirus janë në komunën e Prishtinë.

Përmes një njoftimi në Facebook, komuna u ka bërë apel qytetarëve që zbatojnë gjitha udhëzimet për masat mbrojtëse kundër Covid-19.

Postimi i plotë:

Rastet me #covid19 po rriten vazhdimisht, prandaj, zbatoni të gjitha udhëzimet për masat mbrojtëse kundër #covid19.

Mbajtja e distances fizike dhe e maskës, si dhe higjiena e duarve ndihmon në parandalimin e përhapjes së virusit.

E kemi obligim që të mbrojmë veten dhe të tjerët rreth nesh!