Ndalohet importimi i mishit nga Maqedonia në Rusi

31.07.2016 19:07:43

Shërbimi Federal Rus për veterineri dhe kontroll fito-sanitar dje miratoi kufizim të importit të mishit dhe prodhimeve tjera të mishit nga Maqedonia për në Rusi.

Vendimi është marrë për shkak të regjistrimit të ”dermatoza nodulare” në lëkurën e gjedheve në Maqedoni.

Ndalesa ka të bëjë me importin e prodhimeve të mishit të bagëtive si dhe nga kafshë tjera që janë të prekur nga sëmundja e lëkurës, në veçanti prodhimet që nuk janë të përpunuara në mënyrën përkatëse.

Njëkohësisht, Shërbimi Federal për kontroll veterinar dhe fito- sanitar i Rusisë, përkohësisht kufizoi transportin e gjedheve dhe kafshëve tjera me sëmundjen e lëkurës përmes territorit të Rusisë.

Federata Ruse miratoi ndalesa të tilla edhe për prodhimet e mishit nga Mali i Zi.