Ndalohet një tjetër i dyshuar për vrasjen e ambasadorit rus

16.02.2017 11:22:04

Mediat turke raportojnë se autoritetet kanë ndaluar një tjetër person të dyshuar në lidhje me vrasjen e ambasadorit rus në Ankara dhjetorin e kaluar. Policia ndaloi të dyshuarin në Ankara, më 15 shkurt.

Autoritetet besojnë se i dyshuari ka bërë biseda telefonike me Mevlut Mert Altintas, policin që ka qëlluar për vdekje ambasadorin Andrei Karlov më 19 dhjetor.

Altintas, 22 vjeç, ka thirrur “Mos harroni Alepon” gjatë sulmit. Ai më pas është vrarë nga policia. Katër të dyshuar ndodhen aktualisht në paraburgim, ndërsa hetimet vazhdojnë.