Ndërhyrjet në punët e brendshme të Kosovës

08.04.2018 20:06:29
“Elita politike të unifikohet për të ndalur çdo ndërhyrje nga jashtë”.

Një tjetër çështje që nxori në pah deportimi i gjashtë shtetasve turq është edhe përzierja nga jashtë në punët e brendshme të Kosovës.

Njohës të çështjeve të sigurisë porosisin për unitet të fortë politik për të evituar ndërhyrjet e shteteve të ndryshme, sidomos të rajonit, siç është Serbia në punët e Brendshme të Kosovës.