Nesër mbahet manifestimi tradicional “Ditët e Shqipes”

08.04.2018 20:20:18

Nesër në Koshare mbahet tubimi përkujtimor, në kuadër të manifestimit tradicional “Ditët e Shqipes”, për nder të betejës së Koshares.

Homazhet fillojnë në ora 10:00, ndërsa tubimi përkujtimor fillon në ora 12:00 dhe aty do të marrin pjesë edhe krerët e shtetit, presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Beteja e Kosharës, është njëra nga betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku për herë të parë luftëtarët e UÇK-së u ndeshën në një luftë frontale në kufirin shqiptaro-shqiptar, kundër forcave të armikut.