Nderimi për miqtë ndërkombëtarë, arsyeja për shtyrjen e disa aktiviteteve të pavarësisë më 18 shkurt

15.02.2018 22:25:06
Disa aktivitete për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, që ishin planifikuar për 17 shkurt, do të shtyhen më 18 shkurt.

Asyeja e shtyrjes së këtyre aktiviteteve është bërë për shkak se disa nga miqtë ndërkombëtarë do të jenë pjesëmarrës në Konferencën e Sigurisë e cila do të mbahet në Munih.

këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj, ka thënë për lajmi.net se 70 delegacione e kanë konfirmuar ardhjen, por disa prej kontribuuesve më të mëdhenj të pavarësisë nuk kanë mund të jenë më 17 shkurt në Kosovë.

“Deri më tash e kanë konfirmuar pjesëmarrjen rreth 70 delegacione ndërkombëtare, ndërsa deputetëve në seancën solemne në Kuvendin e Kosovës do u drejtohet edhe një prej kontribuuesve më të mëdhenj për pavarësinë e Kosovës, kongresmeni amerikan Eliot Engel. Kjo ka qenë një prej arsyeve pse është shtyrë seanca solemne. Pra, në shenjë nderimi për personalitete që kanë përkrahur popullin dhe shtetin tonë me dekada të tëra”, tha Behramaj.