Ndërkombëtarëve iu pëlqen iniciativa e Thaçit për pajtim, i japin përkrahje edhe në rrjete sociale (Foto)

13.02.2017 20:16:31

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka marrë përkrahje ndërkombëtare për themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin. Këtë përkrahje, shumë prej tyre nuk u mjaftuan që ia shprehen në takimin e sotëm, mirëpo për të shfrytëzuan edhe rrjetet sociale.

E para e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, është shprehur e lumtur që do të mund ta përkrah këtë iniciativë të presidentit Thaçi.

“Jam e lumtur që pas pak të shpreh përkrahjen e BE-së për inciativën e presidenti Thaçi për të themeluar Komisionin për të vërtetën dhe për pajtim. Promovimi i pajtimit, marrëdhënet e mira ndërfqinjësore, drejtësi për krimet  e kryera janë parimet për të cilat janë të përkushtuara BE dhe KS, sipas MSA-së. BE do të vazhdojë të përkrahë procesin e përballjes me të kaluarën me synim të qartë, strukturë & lidership, që përfshin të gjitha grupet & komunitetet. BE përkrah autoritetet që  të merren me Drejtësinë Tranzicionale në mënyrë më sistematike duke u siguruar që zërat e të gjitha viktimave dëgjohen”, u shpreh Apostolova në llogarinë e saj.

Edhe misioni i OSBE-së në Kosovë ka ofruar përkrahje për këtë komision, duke thënë se zbardhja e fatit për të gjitha viktimat është kruciale për stabilitet dhe progres.

“Ambasadori Braathu ofron përkrahje për Komisionin për të vërtetën dhe pajtim në Kosovë. Zbardhja e fatit për të gjitha viktimat kruciale për stabilitet, progres”, thuhet në postimin e OSBE-së në Kosovë.

Këtij komisioni përkrahje i ka dhënë edhe Andrew Russell nga UNDP.

“Transparenca, paanësia, autonomia, diversiteti, gjithpërfshirja, komplementariteti, parimet e kërkimit të së vërtetës bazuar në praktikat më të mira globale”, ka shkruar Russell.

16736761_10155046496216670_924207991_n 16730937_10155046509011670_864711490_n 16754691_10155046495986670_337454509_n