Ndërroi jetë komandanti i Kompanisë së Deminimit në FSK

15.07.2018 12:49:32

Ka ndërruar jetë Sejdi Krasniqi, komandant i Kompanisë së Deminimit në Forcat e Sigurisë së Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur ish-Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, përmes një postimi në Facebook.

“Eprori Sejdi Krasniqi paska ndërruar jetë! Ky burrë i madh që jetën ja kushtoi lirisë dhe sigurisë tonë e të fëmijëve tanë, qenka ndarë nga ne! Por, do ta kujtojmë gjithmonë për virtytet e tij, për trimërinë e këmbëngulësinë për t’i sjellë liri vendit si komandant në luftë, por edhe për kontributin e madh për sigurinë tonë në Kosovën e lirë si komandant në FSK”, shkroi ai në Facebook.

Krasniqi ishte komadant i Kompanisë së Feminimit në FSK.

Gjatë luftës në Kosovë Krasniqi ka qenë epror i lartë i Brigadës 128/S të UÇK-së.

Në janar të këtij viti ai ishte dekoruar nga Kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma.