Thaçi ngushëllon Sekretarin e NATO-s, për vdekjen e Thorvald Stoltenberg

15.07.2018 12:12:30

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka ngushëlluar Sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg me rastin e vdekjes së babait të tij, diplomatit norvegjez Thorvald Stoltenberg.

Në një reagim të tij ai ka thënë se Thorvald, ishte një nga liderët nordik i cili la shenja për ndërtimin e paqes në botë.

”Ngushëllimet e mia më të sinqerta për Jens Stoltenberg si dhe për të gjithë popullin norvegjez me rastin e ndarjes nga jeta të Thorvald Stoltenberg. Ai ishte ndër udhëheqësit nordikë që la shenjë në politikat globale në krijimin e paqes” ka shkruar Thaçi në Twitter.