Familja e Fatmir Qazimit nga Cernilla e Ferizajit ,e cili përveq gjendejesë së rënd ekonomike ka edhe 5 femijë me problem shëndëtsore nga sot u bë me shtepi të re, të ndertuar nga Fondacionit Humanitar Golden Eagle.
Në mënyre solmene sot iu dorzuan qelsat e shtëpisë kryefamiljarit, ku prezent ishte edhe kryetari i Komunes se Ferizajit Muharrem Sfarqa.
Sfarqa gjatë prononcimit për media deklaroi se është shumë i lumtur që Fondacioni Humanitar Golden Eagle nga Suhareka ka pëzgjedhur të ndërtoj shtëpin e familjes Qazimi nga fshati Cernill i Ferizajit.
Kurse Shaqir Palushi themelus i këtij fondacioni deklaroi se kjo është shtëpia e 4-të e ndertuar nga ky fondacion.
Përzgjedhja e kësaj familje u bë me propozimin e Komunës së Ferizajit , ku pas verifikimit së gjendjes së rendë ekonomike u vendos edhe për ndertimin e shtëpisë .
Që nga muaji shkurt i këtij viti “FRUTEX” ka nisur fushatën për mbledhjen e mjeteve për ndërtimin e shtëpive për familjet në nevojë, ku për çdo produkt të shitur të pijeve RELAX, janë ndar nga 5 cent, dhe mjetet e mbledhura do të shkojnë në fondacionin humanitar “Golden Eagle” për ndërtimin e 7-të shtëpive.