Serbët tentojnë parandalimim e anëtarësimit të Kosovës në Interpol

28.07.2017 17:52:03

Ministri i punëve të brendshme në Serbi, Nebojsha Stefanoviq, dhe ai i jashtëm Ivica Daçiq kanë bërë të ditur se janë duke punuar që Kosova të mos arrijë të bëhet pjesë e Interpolit.

Ata kanë rënë dakord për të forcuar edhe më shumë bashkëpunimin ndërmjet dy ministrive, që një gjë e tillë të parandalohet, transmeton lajmi.net

“Për të shqyrtuar aktivitetet dhe mundësitë e diskutuar për veprimet tona në lidhje me këtë çështje, është e rëndësishme mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit të Serbisë, duke kundërshtuar përpjekejet e njëanshme nga Kosova për të arritur anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare, e cila do të shkelte rezolutën e OKB-së dhe Këshillit të Sigurimit”, thuhet në një komunikatë të përbashkët nga dy ministritë.

Ndryshe, zyrtarët qeveritarë nga Kosova janë shprehur të bindur disa herë se Kosova do të ketë përkrahjen e shteteve, dhe do të bëhet anëtarja më e re e Interpolit.