Ndërtohet shtëpia e katërt nga Fondacioni Humanitar “Golden Eagle”

28.07.2017 18:43:24

Sot Fondacioni Humanitar “Golden Eagle”, e ka bërë me shtëpi të re familjen Qazimi nga Cernilla e Ferizajt, që pos kushteve të rënda ekonomike, disa prej fëmijëve të tyre kanë edhe problemet shëndetësore.

Çelësat e shtëpisë kësaj familje ia ka dorëzuar drejtori i këtij Fondacioni, Shaqir Palushi, dhe kryetari i Ferizajt, Muharrem Sfarqa.

Palushi ka theksuar se kjo është shtëpia e katërt e ndërtuar nga ky fondacion. Sipas tij, përzgjedhja e familjes u bë më propozimin e Komunës së Ferizajt dhe pas pas verifikimit të gjendjes.

Që nga muaji shkurt i këtij viti “FRUTEX” ka nisur fushatën për mbledhjen e mjeteve për ndërtimin e shtëpive për familjet në nevojë, ku për çdo produkt të shitur të pijeve “RELAX”, pesë cent shkojnë për ndërtimin e shtëpive.