Ndihma 500 euro – tallje e Qeverisë maqedonase me të dëmtuarit e përmbytjes

25.08.2016 17:52:12

Me 500 eurot e ndara nga qeveria maqedonase banorët e lagjeve të vërshuara nuk do të mund të pajisen as me gjërat elementare, përfshi edhe ato ushqimore. 500 euro avancë nuk mund t’i rikthejnë as për së afërmi shtëpitë e dëmtuara në gjendje banimi.

Të anketuar nga televizioni i Shkupit, banorët shprehen të revoltuar, dhe avansin prej 500 eurove e konsiderojnë tallje dhe lojë ndjenjash.

“Asgjë nuk mund të blejmë me 500 euro, tepihët krejt kanë shkuar, s’kemi çka të bëjmë se për të dalë nuk dalin”.

“Veç për haje për pijë, për haje për pijë për çdo të dalin? Asgjë nuk mund të dalin, shtëpia nuk mbarohet me 500 euro veç për pije dhe haje”.

“S’ke çka bën me 500 euro me 500 euro nuk mund të blesh asgjë , skam ku të shkojë as për të nuk jemi në lista ka katër ose ditë dhe s’jemi askund”.

Nga ana tjerë kryetari i komisionit për vlerësimin e dëmeve Ejup Halimi thotë se ata kanë vështirësi për grumbullimin të dhënave të sakta dhe për këtë ata deri më tani kanë grumbulluar të dhëna për 2150 familje ndërsa të tjerat janë në proces e sipër. Sipas Alimit numri i saktë i të dhënave do të mund të bëhet pasi të përfundojë i gjithë procesi.

“Neve na është vështirësuar puna për grumbullimin e të dhënave të sakta të këtyre personave. Deri më tash kemi grumbulluar rreth 2150 perosnave. Nuk mund të themi se sa është numri i përfundimtar i të gjithë amvisërive të prekura por presim sa ti grumbullojmë numrin e të gjitha amvisërive të prekura, por presim pas grumbullimit të të dhënave edhe nga komuna e Tetovës por edhe nga ekipet që i kemi në hapësirat e regjionit të Shkupit të dalim me një numër konkrete se sa amvisërisë kanë qenë të prekura”, deklaroi Ejup Alimi, kryetar i komisionit vlerësues.  Derisa autoritetet të grumbullojnë të dhënat e duhura, banorët vazhdojnë të jetojnë në kushte tejet të vështira.