Policia e Durrësit ka bërë të mundur parandalimin e kryerjes së një vrasje, duke arrestuar në flagrancë 29- vjeçarin, Alfred Skonja, i cili kishte pak ditë që kishte dalë nga burgu.
Autori, banues në Durrës, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, për të cilin po punohet për kapjen e tij, sipas policies kishin ndërmarrë të gjitha masat e duhura dhe kishin kryer të gjitha veprimet përgatitore për vrasjen e një shtetasi, identiteti i të cilit për arsye hetimi nuk bëhet me dije.
Dy autorët me datën 26 Korrik kanë vjedhur në Fushë – Krujë një automejt tip Volsëagen, në pronësitë një 22-vjeçari , mjet të cilin më pas e kishin pajisur me targat e një mjeti tjetër tip Peugeot dhe do ta përdorni për të kryer vrasjen.
Skonja ka qenë nën vëzhgim të vazhdueshëm gjatë kësaj periudhe nga policia, me qëllim për të dokumentuar veprimet e tij të jashtligjshme, shkruan Tv Klan.
Personi në fjalë kishte planifikuar që pas kryerjes së krimit do ta digjte me benzinë automjetin e vjedhur.
Policia sekuestroi veshje, kapele, kokore, lëndë djegëse benzinë, që do ndihmonin në kamuflimin e autorëve gjatë kryerjes së aktit kriminal dhe krimit.
Në vitin 2009, Skonja në bashkëpunim me tre presona të tjerë u arrestuan për plaçkitje të një dyqani celularësh, në qendër të Durrësit.





































