Ndryshimet në Kod/ Unioni i BE në Shqipëri: S’ka lidhje me zbatimin e rekomandimeve të OSBE-ODIHR

05.10.2020 20:47:07

Unioni europian në Shqipëri ka reaguar pasi Kuvendi miratoi sot ndryshimet në Kodin Zgjedhor, që u bënë pa konsensusin e opozitës jashtëparlamentare.

Sipas Unionit evropian, ndryshimet e bëra “nuk kanë lidhje me zbatimin e rekomandimeve të OSBE / ODIHR mbi reformën zgjedhore siç referohet në Konkluzionet e Këshillit të Marsit”.

Ndërsa shprehet keqardhje për mosarritjen e një kompromisi në Këshillin Politik para votimeve në Parlament, në deklaratë thuhet se dialogu politik në vend duhet të përmirësohet.

“Ne inkurajojmë të gjithë palët e interesuara të mbajnë fokusin në zbatimin e reformave të nevojshme për vendin për të përparuar në rrugën e integrimit në BE, duke përfshirë reformat e parashikuara në marrëveshjen e 5 qershorit”, thuhet mes të tjerash në deklaratë.

Reagimi i plotë:

Ne marrim parasysh miratimin nga Parlamenti të ndryshimeve të mëtejshme në kodin zgjedhor. Ne kujtojmë se këto nuk kanë lidhje me zbatimin e rekomandimeve të OSBE / ODIHR mbi reformën zgjedhore siç referohet në Konkluzionet e Këshillit të Marsit.

Na vjen keq që nuk u arrit asnjë kompromis në Këshillin Politik para se të votohen ndryshimet në Parlament.

Megjithë rezultatin pozitiv të marrëveshjes për rekomandimet e OSBE / ODIHR-it të arritura në 5 qershor 2020, dialogu politik në vend duhet të përmirësohet.

Ne inkurajojmë të gjithë palët e interesuara të mbajnë fokusin në zbatimin e reformave të nevojshme për vendin për të përparuar në rrugën e integrimit në BE, duke përfshirë reformat e parashikuara në marrëveshjen e 5 qershorit.

Kjo do të prezantojë standarde më të larta të integritetit dhe transparencës në procesin zgjedhor, i cili është thelbësor për të ardhmen politike të vendit.