Në Bruksel vazhdon dialogu në mes të Prishtinës dhe Beogradit

01.08.2016 13:29:25

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq do të jetë në krye të delegacionit serb në Bruksel ku sot dhe nesër pritet që të vazhdojnë bisedimet në kuadër të dialogut me Prishtinën në nivel ekspertësh.

Bisedimet do të mbahen në selinë e Shërbimit Evropian për Punë të Jashtme dhe në mesin e temave do të jetë zbatimi i marrëveshjes për themelimin e Bashkësisë së komunave serbe dhe marrëveshjeve të tjera të arritur më 25 gusht të vitit të kaluar, bën të ditur zyra e qeverisë serbe për Kosovën.