Në Dibër, 26-vjeçari vret vëllaine tij 23 vjeç

29.04.2021 09:15:18

fotoarikivi

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dibër, ku një 26-vjeçar ka vrarë vëllain e tij.

Rreth orës 00.30, në fshatin Allabegi, Maqellarë, shtetasi F. T.  26 vjeç, në rrethana ende të pa qarta dyshohet se ka goditur me mjet prerës vëllain e tij shtetasin B. T.,  23 vjeç, i cili si pasojë e plagëve ka humbur jetën në spital.

Menjëherë shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe vijon krehja e zonës me qëllim lokalizimin e vendndodhjes dhe kapjen  e autorit të dyshuar të ngjarjes.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të plota të ngjarjes.