Albin Kurti në Bruksel sot takohet më Jens Stoltenberg.

29.04.2021 09:19:18

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vazhdon takimet gjatë qëndrimit në Bruksel.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në vazhdën e takimeve gjatë qëndrimit në Bruksel, sot do të takojë edhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Njoftimi për këtë takim është bërë publik në faqen zytare të NATO-s.

“Të Enjten, 29 Prill 2021, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Z. Jens Stoltenberg, do të takohet me Z. Albin Kurti nga Kosova në Selinë e NATO-s” thuhet në njoftim.