Në Dibër, Dhunoi gruan barbarisht/ Ndërhyn Policia, parandalohet vrasja

06.05.2020 11:31:21

Një vrasje është parandaluar në Dibër, ndërsa policia arrestoi autorin. 39-vjeçari, pasi dhunoi dhe kërcënoi për vrasje bashkëshorten e tij ra në prangat e Policisë.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, falë reagimit të shpejtë dhe ndërhyrjes në kohë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. D., 39 vjeç, banues në Dibër.

Arrestimi i tij u bë pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, duke i shkaktuar dëmtime në trup dhe e ka kërcënuar se do ta vriste. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprat penale “Dhunë në familje”, “Kanosja” dhe “Dëmtime të tjera me dashje

Foto arkivi