Në ditën e fundit të ultimatumit, Haziri: VV udhëheq Qeverinë, LDK – Parlamentin

26.01.2020 18:46:55

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur përsëri rreth koalicionit me Vetëvendosjen.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, përsëri ka insistuar që posti i kryeparlamentarit i takon partisë së tij, ndërkaq, Lëvizjes Vetëvendosje, e cila është fituese e zgjedhjeve, i takon kreu i ekzekutivit, shkruan lajmi.net.

Këto komente, Haziri i ka bërë përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, në ditën e fundit të ultimatumit për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Postimi i plotë i Hazirit pa ndërhyrje:

Një ndarje e drejtë dhe e balancuar e pushtetit mbi parimet e mirëbesimit do të bënte që programi qeverisës, me VV’në udhëheqëse të Qeverisë e LDK’në udhëheqëse të Parlamentit, do t’i jepnin fuqi koalicionit.

Do t’i jepnin mirëbesim dhe shkathtësi për t’u përballur me situatën politike, pasi agjenda politike është jashtëzakonisht e rëndë karshi faktorit ndërkombëtar, karshi opozitës së organizuar, karshi Qeverisë së re.

E kaluara në bashkëqeverisje ka dëshmuar qartë se ne jemi gardianë të interesave të kësaj republike përmes LDK’së dhe vetëm përmes LDK’së. Partitë e tjera politike nuk i shohim si armiq, por si rivalë politikë.

Do të ketë nevojë të punohet 24 orë në ditë e 7 ditë në javë në mënyrë që të kthehet besimi i qytetarëve, mërgimtarëve dhe ndërkombëtarëve në republikë.

Apeloj që të kemi edhe pak durim, sepse këto konsultimet e brendshme na mundësojnë që të eliminojmë çdolloj pengese dhe çdolloj bombe të kurdisur të mandatit 4