Sulmuesi i kombëtares shqiptare nuk ndalet, një tjetër gol në Spanjë

26.01.2020 17:35:06

Mirandes i sjell fat Armando Sadikut. Ndaj kësaj skuadre në fazën e parë, bomberi shqiptar shënoi golin e tij të parë me fanellën e Malagas dhe sërish ndaj Mirandes arriti të gjente golin e tij të 8-të sezonal duke u zhbllokuar pas një periudhe 3-javore pa gol.

Ishte finalizim vërtet spektakolar i Armando Sadikut në minutën e 65-të, një gol që i çoi shifrat në 2-1 në favor të Malagas ndaj Mirandes. Sadiku shfrytëzoi një krosim nga krahu i djathtë i sulmit të andaluzianëve dhe me një goditje të menjëhershme me kthesë realizoi një gol fantastik.

Megjithatë finalizimi i Sadikut nuk i mjaftoi Malagas që barazoi 2-2 ndaj Mirandes një ndeshje të cilën Keidi Bare e ndoqi sërish nga tribuna për shkak të një dëmtimi.