Në ditën e parë pas largimit nga detyra Obama luan golf (Foto)

21.01.2017 23:01:01

Pas përfundimit të mandatit të tij si President i SHBA-së, Barack Obama si një qytetar i thjeshtë amerikan ditën e parë të tij e kaloi duke u marr me sport.

Tashmë ish-presidenti Obama është parë teksa ka rrugëtuar për të ushtruar golf në ditën e parë që nga dorëzimi i detyrës si i pari i shtetit tek Donald Trump, njofton Klan Kosova.

Milarderi Larry Ellison tha se për ish-presidentin Barack Obama si sfidë e re e ditës së parë të tillë, janë përgatitur 18 vrima vetëm për raundin e parë të tij.

Për më shumë ja dhe fotografitë e para të Obamas si një ish-president.

Por patjetër që dhe gjatë ditës së inaguruimit të Presidentit të 45-të, pak kush ka vërejtur mesazhin e ish-presidentit Obama të cilin ua dedikoi amerikanëve përmes Tëittër.

‘’Ishte nder i jetës sime të ju shërbeja. Ju më keni bërë udhëheqës të mirë dhe një njeri të mirë’’ është shprehur Obama në cicërimën e tij të fundit në llogarinë President Obama.

3c5de57600000578-4143660-image-a-94-1485025501859-1_1485034971-2705305 3c5de36300000578-0-image-a-93-1485025338175-1-1_1485034983-3615356 3c5de34f00000578-0-image-m-90-1485024992104-1_1485034992-1498959