Në Ëinchester të Britanisë, shoferi i pakujdesshëm, përplas autobusin dykatësh të shkollës tek ura, 16 fëmijë të plagosur

10.09.2020 17:15:23

Dita e parë e punës nuk i ka shkuar siç duhet një shoferi, i cili përplasi autobusin dykatësh të shkollës në një urë.

Ai vazhdoi të ecte pavarësisht britmave të fëmijëve për të ndaluar. Nga ngjarja mbetën 3 fëmijë të plagosur rëndë, ndërsa 13 të tjerë u shtruan në spital për trajtime të lehta.

Rreth 70 nxënës ndodheshin në bordin e autobusit në momentin e përplasjes teksa autobusi po bënte rrugën për në skhollën Henry Beaufort, në Ëinchester të Britanisë.

Një prej nxënësve, 14 vjeç, tregon momentet e tmerrit që pa në sytë e shokëve të tij që i shpëtuan për qime përplasjes me urën.

“Ishte shumë e frikshme, u shokova, kam shokë që janë plagosur rëndë,” tha ai.

Shoferi i pakujdesshëm, përplas autobusin dykatësh të