Në Elbasan, digjet makina e babait të agjentit të SHISH

29.12.2016 13:16:42

Një automjet në pronësi të babait të një agjenti të Shërbimit Informativ Shtetëror, u dogj mëngjesin e sotëm në qytetin e Elbasanit.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Sul Paprri”, ku makina tip “Opel” me targa EL 7510 B ishte e parkuar para derës së banesës së 73-vjeçarit me iniciale L.L., i ati i agjentit të SHISH.

Zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm, ndërsa policia ka nisur hetimet për ngjarjen.  Pistat e para janë ato për shkak të detyrës.