Në fazën finale të dialogut pritet përgjigje për çështjen e të pagjeturve

31.12.2018 14:15:23

Haradinaj, bëri sot homazhe tek “Përmendorja dedikuar personave të zhdukur”, për familjarët e të cilëve shprehu mirënjohje dhe respekt.

Duke falënderuar shoqatat dhe të gjithë ata që po e mbajnë gjallë frymën, shpresën, por edhe kërkesën që të dihet fati i të pagjeturve, kryeministri Haradinaj tha se ende është një numër i madh i të pagjeturve.

“Nuk është një fazë e lehtë. Besoj që tash në fazën finale të dialogut është e logjikshme të pritet përgjigje për pjesën e të pagjeturve. Ishte edhe një kërkesë që është shumë legjitime për ligjin për të pagjeturit dhe besoj se do ta trajtojmë me kujdes”, tha kryeministri Haradinaj.