Viti i Ri, marketet kosovare ofrojnë produkte të mykura

31.12.2018 13:58:50

Në marketet kosovare qytetarët shpeshherë hasin në produkte me afat të skaduar.

Rreziku më i madh është gjatë festave pasi ka fluks më të madh të qytetarëve për blerje të produkteve të ndryshme.

Një qytetar përmes rrjetit social Facebook, ka bërë të ditur se ofertat e vitit të ri përbrenda janë me produkte të mykura, përcjell lajmi.net.

“Ofertat e vitit te ri me produkte te mykura. Fatkeqesisht nuk ishte vetem kjo por edhe tjerat ose te mykura ose te avulluara… e tmerrshme per shendetin dhe sigurin e konsumatorit”, ka shkruar ai.