Në Gjakovë, Deçan dhe Junik inaugurohen tri projekte ndërkufitare

05.07.2017 09:40:41

Përfaqësues të Zyrës së BE-së në Kosovë bashku me autoritetet lokale të Komunës së Gjakovës, Deçanit dhe Juniku do të inaugurojnë sot tri projekte të ndryshme të implementuara si pjesë e programit ndërkufitar.

Projektet kanë për synim përmirësimin e resurseve ujore në Gjakovë, rivitalizimin e komuniteteve lokale për turizëm dhe zhvillimin e rinisë në Junik dhe valorizimin e eko-produkteve në zonën ndërkufitare të Deçanit.